Politike

Shembja e Teatrit, tre eurodeputetë kërkojnë përgjigje nga KE: A jeni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protes

11 Qershor 2020, 15:42 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, tre eurodeputetë kërkojnë përgjigje nga

BRUKSEL- Tre eurodeputetë të Parlamentit Evropian kanë dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një letër, tre eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane i kanë parashtruar KE-së dy pyetje në lidhje me arrestimin e protestuesve më 17 maj dhe ndikimin e këtij fakti te hapja e negociatave. Lidia Pereira, Maria da Graça Carvalho, Claudia Monteiro de Aguiar, kanë kërkuar shpjegime nga KE dhe po ashtu thonë se është cënuar liria e shprehjen.

Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar.

A mund të përgjigjet Komisioni Europian për: A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit? Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?”, shkruhet në letrën e tyre.

Teatri Kombëtar u shemb në 17 maj, në orët e para të mëngjesit dhe sollën disa protesta. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, si opozita e Presidenti dhe shumë institucione ndëkombëtare dënuan aktin e qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike claudia monteiro de aguiar lidia pereira maria da graça carvalho shembet teatri kombetar claudia monteiro de aguiar lidia pereira maria da graça carvalho shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll