Politike

Premtimi për paketën e tretë ekonomike, Shehaj nxjerr Ramën me zë dhe figurë: Tragjike, braktisi njerëzit në varfëri

11 Qershor 2020, 12:34 Nga DOSJA
Premtimi për paketën e tretë ekonomike, Shehaj nxjerr Ramën

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka publikuar një video në Facebook, ku kryeministri Edi Rama thotë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë ekonomike. Krahas videos, Shehaj shkruan, se qeveria vendosi të mos bëjë një paketë të tretë, duke e cilësuar tragjike për shqiptarët. Sipas tij, Rama qytetarët i lë në mes të rrugës, ndërsa u vjedh paratë së bashku me oligarkët.

Postimi i plotë

Rama ka thënë me zë dhe figurë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë. Por vendosi të mos bëjë një pakete të tretë. Njeriu që rrugët i ndërton me koston e dhjetë herë më shumë se rrugët në Amerikë dhe Evropën Perëndimore, gjykoi që të papunët shqiptarë meritojnë një të njëqindtën e asaj që meritojnë të papunët në Amerikë dhe Evropë. Kryeministri i lluksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfërit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës. Kryeminsitri i oligarkëve që me ta vjedh paratë dhe Shqipërinë, për të pamundurit nuk jep as mëshirë. Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare. Mungesa e një paketë të tretë është braktisje e njerëzve në varfëri me pasoja për jetët dhe të ardhmen e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë në të gjitha daljet e tij në media, ka mohuar se ka premtuar një paketë të tretë ekonomike për shkak të COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron shehaj edi rama paketa e trete ekonomike agron shehaj edi rama paketa e trete ekonomike

Sondazh

Poll