Politike

Operacioni në bashkëpunim me Italinë, Policia: Janë arrestuar 17 persona, u sekuestruan 4 ton marijuanë dhe kokainë

11 Qershor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Operacioni në bashkëpunim me Italinë, Policia: Janë

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me policinë italiane. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se janë sekuestruar ndër vite mbi 4 ton marijuanë, armë zjarri, 0.5 kg kokainë dhe gomone.

Shtohet senë kuadër të këtij operacioni u arrestuan 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh. Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

NJOFTIMI I PLOTË

Bashkëpunim i konsoliduar mes autoriteteve italiane dhe  Policisë së  Shtetit. Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh. Sekuestrohen ndër vite mbi 4 ton marijuanë, armë zjarri, 0.5 kg kokainë, gomone etj. Si rezultat e një bashkëpunimi të konsoliduar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, u bë i mundur realizimi me sukses i një operacioni të gjerë antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestuan 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë. Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi. Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar “Beached”, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve.

Dosja.al ka raportuar sot autoritetet në Itali kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Beached”, i cili është zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali. Në prangat e Policisë kanë rënë një grup trafikatësh që transportonin drogë me skaf nëpërmjet detit. Në Prokurori janë firmosur 17 urdhër-arreste, 9 prej të cilëve janë për shtetas shqiptarë. Deri më tani 5 prej tyre janë ndaluar dhe është vendosur masa “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohen 17 persona operacioni italo shqiptar policia e shtetit arrestohen 17 persona operacioni italo shqiptar policia e shtetit

Sondazh

Poll