Politike

Aksioni i IKMT në Velipojë, Basha: Po kryhen akte barbare, Rama është i tmerruar nga revolta e qytetarëve

11 Qershor 2020, 18:50 Nga DOSJA
Aksioni i IKMT në Velipojë, Basha: Po kryhen akte barbare, Rama

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për aksionin e IKMT në Velipojë. Në një reagim për mediat sociale, Basha shkruan se Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Më tej ai shton se ‘me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen’. Sipas Bashës, Rama është i rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve dhe aksionin e IKMT ai i quan akte barbare.

Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do ti rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë”, shkruan Basha.

IKMT-ja ka zbarkuar edhe pasditen e sotme në Velipojë ku ka prishur tashmë 2 nga objektet e planifikuara. Aksioni është zhvilluar me përplasje mes biznesmenëve, pronarëve të objekteve dhe policisë e punonjësve të IKMT-së. Një vajzë humbi ndjenjat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aksioni i ikmt ikmt ne velipoje lulzim basha perplasje ne velipoje aksioni i ikmt ikmt ne velipoje lulzim basha perplasje ne velipoje

Sondazh

Poll