Politike

Këlliçi publikon FOTOT e tezave të provimit të Maturës Shtetërore: Kanë qarkulluar në Whatsapp, nuk merret asnjë masë

11 Qershor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Këlliçi publikon FOTOT e tezave të provimit të

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar sot fotot e tezave të provimit të maturës. Në një reagim në mediat sociale ai shkruan se tezat janë publikuar gjatë kohës që nxënësit kanë qenë në provim dhe kanë qarkulluar nëpër grupe Whatsapp-i.

Më tej ai shkruan se ky është viti i shtatë radhazi që teza publikohet, e megjithatë nuk është marë asnjë masë dhe shton se Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim.

Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Ëhatsapp-i para se provimi të mbahej. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!

Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni. Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit”, shkruan kreu i FRPD.

Ditën e sotme mbi 32 mijë maturantë i janë nënshtruar testit të Gjuhës Shqipe. Provimi është zhvilluar duke respektuar masat për COVID-19. Në një sallë kanë qëndruar vetëm 10 maturantë, në një distancë prej 2 metrash.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi matura shetetërore 2020 tezat e matures belind kelliçi matura shetetërore 2020 tezat e matures

Sondazh

Poll