Politike

Shifrat alarmante në ditët e fundit, Rama-qytetarëve: Respektoni masat, mos e bëni si lopa. Mund të kthehemi sërish në ka

11 Qershor 2020, 17:12 Nga DOSJA
Shifrat alarmante në ditët e fundit, Rama-qytetarëve: Respektoni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat kundër COVID-19. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se po rrezikojmë shumë me shifrat e ditëve të fundit, duke theksuar është rritur numri i të infektuarve dhe atyre që janë shtruar në spital.

Kreu i qeverisë tha se ai nuk do të kthehemi pas, por të vijojmë të ringrihemi, duke shtuar se nëse dhe në ditët në vijim do të ketë rritje të numrit të të infektuarve mund të rikthehemi në karantinë, që e quajti si ilaçin e vetëm që mund të shërojë COVID-19.

Një thirrje e kishte për bizneset duke thënë se nuk po respektojnë siç duhet masat higjieno-sanitare, e shtoi se duhet të bëjnë kujdes pasi mund të marrin dhe gjoba, që të nuk ka ndodhur deri tani se qeveria e kupton që ata janë në krizë.

Numrat e të infektuarve, e shihni, po rriten dhe po ashtu po rriten shtrimet në spital. Cka është më shqetësuese është se trendi në rritje, po vazhdoi kështu, jo vetëm mund të na sjellë dëme të rënda në jetë njerëzish dhe në shëndetin e shumëkujt, por edhe, largqoftë, do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht tek i vetmi ilac i sigurtë deri në daljen e vaksinës, karantina. Si do ia bëjmë? Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë ato rregulla të thjeshta, sado të bezdisshme, apo do e bëjmë si lopa, kur thotë populli, që i bie me shkelm kovës së qumështit pasi e mbush? Nuk dua të bëhem fare i bezdisshëm dhe as të përsëris ato që kam përsëritur deri në mërzi për të gjithë ju, por jam shumë i shqetësuar dhe dua që ta dini se nuk kam ndërmend të bëj sehir se si shumëkush ka harruar fare se armiku i padukshëm nuk ka ikur.

Prej 3 ditësh kemi më shumë shtrime në spital sesa në kulmin e agresionit të tij kur ishim mbyllur nëpër shtëpi. Nuk dua ta bëjmë me të keq gjënë e duhur në këtë situatë. Nuk dua që të lëshojmë ofensivën ndëshkimore për bizneset që nuk respektojnë protokollet. E di mirë se sa kanë vuajtur dhe se sa plagë kanë për të shëruar, por nuk kam për ndryshuar mendim.

Në fund të fundit, ekonomia bie dhe ngrihet. Të vdekurit nuk ringjallen. Nuk dua as që ndëshkimet të jenë e vetmja rrugë për qytetarët që e shfaqin me kaq moskokëcarje harresën dhe indiferencën ndaj rrezikut real të rënies pre e armikut të padukshëm pikërisht tani që jemi hapur. E di mirë se sa kanë duruar, se sa kanë kontribuuar në këtë luftë kur u detyruam të gjithë të hidhemi në mbrojtje brenda mureve të shtëpive dhe kur solidariteti i pashoq na nxori faqebardhë. Nuk dua as ta mendoj, jo më ta them fjalën karantinë përsëri, lëre pastaj të lëshojmë kushtrimin e rimbylljes nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje, të gjithë urgjent, që sot, menjëherë dhe nëse numrat e të shtruarve vazhdojnë të rriten dhe rritet largqoftë edhe numri i atyre që kanë nevojë për atë tubin e frymëmarrjes, atëherë me keqardhje, por, realisht nuk do kemi cfarë të bëjmë dhe do të na duhet të fillojmë nga e para, sic po ndodh fatkeqësisht në disa vende të tjera, dhe jo shumë larg nesh, prandaj, ju lutem t’i thërrasim mendjes, të bëjmë gjënë e duhur për familjen tone, për njëri-tjetrin, për Shqipërinë. E kemi vetë në dorë, e keni vetë në dorë, secili prej nesh e ka në dorë që të bëjë gjënë e duhur dhe gjithë së bashku duke bërë gjënë e duhur shkojmë përpara, të rinigrihemi shpejt, të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon“, u shpreh ndër të tjera Rama.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur sot është regjistruar një numër rekord me të infektuar. Në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 44 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor. Ndërkohë numri i përgjithshëm i personave të prekur ka shkuar në 1385.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll