Politike

Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë (VENDIMI)

11 Qershor 2020, 09:55 Nga DOSJA

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë bëhet me 3 zv/ministra. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është emëruar si zëvendësministër i Shëndetësisë, Albert Nikolla.  Deri tani kjo ministri kishte dy zv/ministra Mira Rakacollin dhe Bardhylka Kospirin, ndërsa nga dita e sotme do të ketë edhe Albert Nikollën. Nikolla më herët ka mbajtur postin e Këshilltarit të Kryeministrit Edi Rama për Çështjet Sociale.

Vendimi

Kush është Albert Nikolla?

Albert Nikolla, njihet si pedagog dhe studiues, por së fundmi është angazhuar edhe në politikë, duke u bërë pjesë e Partisë Socialiste. Pasi u bë pjesë e Këshillit bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e fundit, Nikolla u zgjodh edhe në kryesinë e Partisë Socialiste të Tiranës, duke marrë detyrën e Sekretarit të për Mediat dhe Shoqërinë Civile. Ndërkaq, më herët Nikolla ka qenë në postin e këshilltarit të kryeministrit Edi Rama.

Zv.ministri i ri është autor i disa librave studimorë, më i njohuri prej tyre ‘Njeriu i ri shqiptar mes moralit komunist dhe tranzicionit’.  Ai ka lindur me 16 nëntor 1968 në Mat, kurse studimet i ka kryer në Universitetin e Tiranës, nga viti 1990 deri në vitin 1994, duke marrë kështu të drejtën për të qenë “Profesor Letërsie” për sistemin e shkollave të mesme.

(k.m.j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albert nikolla ministria e shendetesise albert nikolla ministria e shendetesise

Sondazh

Poll