Aktualitet

‘Sulmi’ i Spartak Brahos ndaj Agron Tufës, Kujtim Çekani publikon letrën drejtuar Komisionit Europian: E trishtë

1 Prill 2019, 20:33 Nga DOSJA

TIRANË- Ish i përndjekuri politik, Kujtim Çekani, ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist Spartak Braho, të bërë sot një mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, për shkrimtarin dhe pedagogun Agron Tufa. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çekani shprehet: “eshte e trishte por dhe e frikshme qe Kryetari i komisionit te sigurise kombetare ne vitin 2019 kercenom hapur nje Person duke e cituar Ballist dhe i ben thirrje Mbylle Gojen se perndryshe ta mbyllim ndryshe ..”

Më tej ai ka publikuar një letër drejtuar Komisionit Europian dhe Komisionerit për Zgjerimin Johanes Hahn, shprehet se “Eshte e trishte qe datat me te Rendesishme ne leter jan ne Vitet kur PD ka drejtuar Vendin”, ndërsa rëndit disa prej tyre.

“Në 3 Qershor 2008 me iniciativën e Vaclav Havel dhe Joachim Gauck u nënshkrua Deklarata e Pragës, e cila i bënte thirrje gjithë Europës t’i dënojë krimet e komunizmit. Por Shqipëria nuk e nënshkroi këtë Deklaratë.

Në 25 shkurt 2010 u nënshkrua po në Pragë Deklarata e Krimeve të Komunizmit, Por Shqipëria jo.

23 Gushti njihet si Dita e Memories jo vetëm nga shtete të BE-së por nga shtete jashtë BE siç janë SHBA, Kanadaja dhe Gjeorgjia. Por jo nga Shqipëria! “, – shkruan Çekani.

Postimi i plotë:

Marr Shkas nga lajmi qe degjova Sot kur Spartak Braho ish sigurims dhe Prokuror i kohes se komunizmit kecenon haptas Profesorin Poetin Antikomunistin por dhe Kryetarin e Institutit te Zbulimit dhe denimit te krimeve te Komunizmit..eshte e trishte por dhe e frikshme qe Kryetari i komisionit te sigurise kombetare ne vitin 2019 kercenom hapur nje Person duke e cituar Ballist dhe i ben thirrje Mbylle Gojen se perndryshe ta mbyllim ndryshe ..
..
Para disa kohesh i dergoj kete leter Komisionit Europian nder te tjereve dhe Komisionerit per Zgjerim Hahn.. si kisha publikuar ndonjehere ne orginale . Eshte e trishte qe datat me te Rendesishme ne leter jan ne Vitet kur PD ka drejtuar Vendin .

Në 3 Qershor 2008 me iniciativën e Vaclav Havel dhe Joachim Gauck u nënshkrua Deklarata e Pragës, e cila i bënte thirrje gjithë Europës t’i dënojë krimet e komunizmit. Por Shqipëria nuk e nënshkroi këtë Deklaratë.

Në 25 shkurt 2010 u nënshkrua po në Pragë Deklarata e Krimeve të Komunizmit, Por Shqipëria jo.

23 Gushti njihet si Dita e Memories jo vetëm nga shtete të BE-së por nga shtete jashtë BE siç janë SHBA, Kanadaja dhe Gjeorgjia. Por jo nga Shqipëria! dhe …. Lexojeni per ta besuar ..Letra e Fundit eshte pergjigja qe me kan Kthyer ..
@@
Teksti i pergjigjes !

Njësia EUROPIAN KOMISIONI Drectorate GeneralNeighbourhood ABERGEMENT Neg tianos D-BALLKANIN PERËNDIMOR DAS ALBANIA Bosnja dhe Hercegovina Head ot Bruksel, 2015/12/04, I nderuar Z. Čekání. Ju faleminderit për letrën a keni drejtuar Komisionerit Johannes Hahn në nëntor, në të cilën ju të ndarë disa shqetësime në lidhje me procesin e demokratizimit në Shqipëri dhe drejtësi për krimet e kryera gjatë diktaturës komuniste. Komisioneri Hahn më ka kërkuar të përgjigjem. Meqenëse Shqipëria është një kandidat për anëtarësim në BE, i cili po kalon Procesin e Stabilizim Asociimit. gjyqësori dhe të drejtat themelore janë vendosur në mënyrë të rregullt në thelb të angazhimit nga ana e Komisionit Evropian Komisioni është duke u mbështetur në të gjitha instrumentet e saj për të dy të monitoruar dhe për të mbështetur konsolidimin e funksion demokratik të shtetit të Shqipërisë, si dhe në përgjithësi forcimi i sundimit të ligjit. Siç përmendni në letrën tuaj, vendi është përballur me çështjen e hapjes së të dhënave të ish-Shërbimit të Sigurisë Shtetërore që vepron nën Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Komisioni vuri në dukje se në prill të vitit 2015 u miratua një legjislacion përkatës. Themelimi i trupit për të mbikëqyrur zbatimin e kësaj nisme dëshiron të jetë hap i rëndësishëm. Juaji sinqerisht, Michela Matuella

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa braho sulmon agron tufë komunizmi krimet e komunizmit ligji per lustracionin sparta braho agron tufa braho sulmon agron tufë komunizmi krimet e komunizmit ligji per lustracionin sparta braho

Sondazh

Poll