Aktualitet

Familje mafioze në Shkodër? Ardi Veliu: Një grup është goditur, kontrollojmë çdo territor

1 Prill 2019, 20:13 Nga DOSJA
Familje mafioze në Shkodër? Ardi Veliu: Një grup është

TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu thotë se lëvizja e drejtuesve të policisë në Shkodër vjen për t’i dhënë një impuls të ri strukturave atje, duke shtuar se Shkodra nuk është ajo që perceptohet në mediat.

I ftuar në “A Show” në News 24, ai u pyet edhe për familje me tendenca mafioze në Shkodër.

Gjatë vitit 2018, policia ka qenë shumë prezentë në qarkun e Shkodrës, ku janë të ndërlidhura ngjarjet kriminale. Perceptimi shpesh herë është perceptim i gabuar. Dua që të jem shumë konkret. Themi që në Shkodër ka një situatë të rënduar të kriminalitetit. Në Qarkun e Shkodrës janë vetëm 7% e ngjarjeve kriminale për vitin 2018.

-Pse e ndryshuat ekzaktësisht tani drejtorin e policisë?

Drejtori i Qarkut Shkodër lëvizi sepse duam t’i japim një impuls të ri. Situata në qarkun e Shkodrës është nën kontrollin e plotë të policisë. Policia është në gjendje të kontrollojë çdo territor. Kemi bërë ndryshime edhe në qarkun e Fierit dhe të Tiranës. Para një muaji u godit grupi që stimulonte fajdet. Fenomeni i fajdeve në Shkodër është i gjithpërhapur.

-Sa familje janë me tendenca mafioze?

Ne kemi bërë studimin e gjithë gjendjes së kriminalitetit. Aktualisht jemi duke punuar…një grup kriminal është goditur. Grupet e tjera kriminale janë në kërkim.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu krimi në shkodër vrasjet ne shkoder ardi veliu krimi në shkodër vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll