Politike

Pas marrëveshjes/ Gjiknuri mbledh nesër për herë të parë Komisionin për ‘Zgjedhoren’: Do informoj anëtarët

11 Qershor 2020, 09:45 Nga DOSJA
Pas marrëveshjes/ Gjiknuri mbledh nesër për herë të

Tiranë- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri do të mbledhë nesër në orën 17:00 Komisionit e Posaçëm Parlamentar. Kjo është mbledhja e parë që do të zhvillohet pas arritjes së marrëveshjes në Këshillin Politik. Në këtë mbledhje pritet që Gjiknuri të informojë anëtarët e Këshillit Politik që janë të ndarë në mazhorancë- opozitë parlamentare. “Do të informohen anëtarët e Komisionit për marrëveshjen.”, është shprehur Gjiknuri.

Ndërkohë nesër do të mblidhet edhe Këshilli Politik për të miratuar amendimet e rëna dakord në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Drafti i marrëveshjes nuk ka kaluar ende në Komision, por  opozita parlamentare ka bërë me dije se po në këtë Komision do të paraqesë kërkesat e saj.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me opozitën parlamentare. Pas takimit deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Nga ana tjetër Rama tha se në tryezë u hodhën akuza në bllok se po tentohen të blihen deputetë, por shtoi se kjo gjë nuk ndodh. Më tej i bëri thirrje Bashës që të bashkonin forcat dhe të arrihej në një konsensus të plotë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri konsensusi per reformen zgjedhore damian gjiknuri konsensusi per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll