Sport

Kupa e Shqipërisë: Tirana bën spektakël me “manita”, Bylisi mposht Skënderbeun, barazon Vllaznia

11 Qershor 2020, 17:05 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë: Tirana bën spektakël me

Çerekfinalet e para të Kupës së Shqipërisë sot u mbyllën pa shumë befasi. Tirana fitoi me lehtësi kundër Besëlidhjes me rezultatin 5-1 në “Selman Stermasi”.

Kryeqytetasit e nisën keq, sepse e panë veten në disavantazh që në minutën e 11-të, pas një goli të Hoxhës. Gjithsesi, ata reaguan shpejt duke përmbysur që në pjesën e parë falë golave të Bathës dhe Cale.

Torassa në pjesën e dytë çoi shifrat në 3-1, para se Cale të shënonte golin e dytë personal në të 68′. Sidibe në minutën e 80-të vulosi “manita”-n e Tiranës.

Bylisi bëri detyrën në shtëpi përballë Skënderbeut, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Bajramaj shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 56-të.

Ndeshja Apolonia-Kukësi në “Loni Papuçiut” u vendos nga një gol i shënuar në minutat shtesë nga djemtë e Shehit (Eyoh 70′ / Cooper 33′, Lulaj 90+3′), ndërsa Vllaznia barazoi 2-2 me Teutën.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylisi kupa skenderbeu tirana vllaznia bylisi kupa skenderbeu tirana vllaznia

Sondazh

Poll