Sport

Kupa e Italisë ndryshon emrin dhe logon, sponsori është Coca Cola!

11 Qershor 2020, 15:20 Nga DOSJA
Kupa e Italisë ndryshon emrin dhe logon, sponsori është Coca

Futbolli në Itali do të rinisë zyrtarisht ditën e premte, pas ndërprerjes për shkak të Covid-19. Ndeshja e parë absolute do të luhet mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë, ora 21:00.

Ndeshja e dytë do të luhet të shtunën më 13 qershor, ora 21:00, në “San Paolo” mes Napolit dhe Interit (gjithashtu gjysmëfinale kthimi në Kupë). Të mërkurën me 17 qershor do të jetë radha e finales së Kupës, në “Olimpico” të Romës.

Tani Kupa e Italisë nuk do të quhet më “Coppa Italia Tim”, por “Coppa Italia Coca Cola”, pasi Liga e Serie A ka arritur akord me firmën prodhuese të pijes më të dashur.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coca- cola coppa italia emri coca- cola coppa italia emri

Sondazh

Poll