Sport

Lojtarët më të shtrenjtë në Serie A: Një juventin kryeson listën, por ai nuk është Ronaldo

11 Qershor 2020, 15:30 Nga DOSJA
Lojtarët më të shtrenjtë në Serie A: Një juventin

Cristiano Ronaldo mund të ketë fituar 5 herë “Topin e Artë” dhe mund të jetë makineria më e madhe e marketingut në futbollin botëror, por nuk është më lojtari më i shtrenjtë.

Në renditjen e fundit nga CIES për më të shtrenjtët në Serie A, rezulton që portugezi, tashmë në fundin e karrierës, është në vendin e 10-të. I pari renditet Matthijs de Ligt, mbrojtësi holandez i Juventusit, me një vlerësim të përgjithshëm 104.7 milionë euro.

Pas tij renditen dy lojtarë të Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku. Jashtë listës me 10 më të shtrenjtët ka mbetur Milinkovic-Savic. Ja 10 vendet e para:

1. Matthijs de Ligt (Juventus) – 104.7 milionë euro
2. Lautaro Martinez (Inter) – 98.9 milionë
3. Romelu Lukaku (Inter) – 90.3 milionë
4. Fabián Ruiz (Napoli) – 81.0 milionë
5. Rodrigo Bentancur (Juventus) – 74.2 milionë
6. Nicolò Zaniolo (Roma) – 70.1 milionë
7. Paulo Dybala (Juventus) – 70.1 milionë
8. Nicolò Barella (Inter) – 67.2 milionë
9. Christian Eriksen (Inter) – 66.0 milionë
10. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 62.8 milionë

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de ligt martinez ronaldo de ligt martinez ronaldo

Sondazh

Poll