Sport

Dikur ish-futbollist me përfaqësuesen e Ganës,tani pretendon se është i ati i yllit të Manchester United

11 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Dikur ish-futbollist me përfaqësuesen e Ganës,tani pretendon se

ANGLI-Quhet Michael Boye Marquaye, ka qenë futbollist i përfaqësueses së Ganës dhe pretendon se është babai biologjik i “yllit” të Manchester United, Marcus Rashford. Në një lidhje me stacionin radiofonik ganez, “Starr FM”, ai i befasoi të gjithë me deklaratën e tij.

“Marcus Rashford është djali im dhe ai e di këtë. Edhe pse ne nuk jemi takuar për njëri-tjetrin për disa vjet.”

Sipas Michael Boye, i cili është 65 vjeç dhe jeton në Angli, futbollisti i famshëm i “Djajve të Kuq” ishte rezultat i një marrëdhënieje që ai kishte pasur me Melania Rashford, 22 vjet më parë.

“Marcus u zemërua sepse ai mendon se unë e braktisa, por nuk ishte kështu”, – shpjegoi Michael Boye. Marcus, i cili lindi në vitin 1997 në Ëythenshaëe, mendohej se ishte djali i Joseph dhe Melanie Rashford.

Michael Boye argumenton se ai e ka zbuluar këtë sekret për të njoftuar botën për rrënjët ganeze të Rashfordit, i cili luan për përfaqësuesen e Anglisë. Ai këmbëngul se nuk po kërkon të përfitojë financiarisht nga ky lajm.

“Nuk jam ai lloj personi që kërkoj një mënyrë të thjeshtë për të marrë para ose bëhen të famshëm”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united marcus rashford michael boye marquaye manchester united marcus rashford michael boye marquaye

Sondazh

Poll