Sport

“Dridhen” klubet e Superiores, Armand Duka vendos kushtin e veçantë: Nuk mund të marrin pjesë në Europë nëse…

11 Qershor 2020, 11:30 Nga DOSJA
“Dridhen” klubet e Superiores, Armand Duka vendos kushtin e

SHQIPËRI- Futbolli i femrave në vendin tonë prej disa vitesh po mundohet të marrë formë. Edhe pse kampionati vazhdon me të gjitha rregullat, niveli nuk është ajo që pritej. Megjithatë FSHF ka nisur punën dhe planin për të masivizuar futbollin e femrave, ndërkohë presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ftuar në “Wake Up”, ka folur mbi futbollin e femrave duke theksuar se ka projekte dhe iniciativa për të afruar femrat te futbolli ndërsa shtoi një detaj të rëndësishëm. Duka tha se pas dy edicioneve, që  një klub nuk do të marrë pjesë në Europë nëse nuk do të ketë ekip femrash.

“Shqiptarët e duan këtë sport. Synimi është të bëjmë futbollin një lojë kolektive. Ne kemi bërë projekte dhe strategji, iniciativa për t’a afruar femrën me futbollin. E kemi pasur prioritet, por nuk kemi orientuar buxhetet tona atje. Ne kemi orientuar mbi 10% të buxhetit tonë, pra kemi të bëjmë me pagesa direkte.

Kjo do ndodhë jo vetëm në ekipe, por edhe në shkolla. Vetëm për edicionin e ardhshëm është programuar një buxhet rreth 700 milionë euro.Pas dy edicionesh, një skuadër nuk do marri pjesë në Europë nëse nuk do ketë një ekip femrash. Ne duhet të krijojmë kushte më të mira se djemve”. Përfundoi Armand Duka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka fshf futbolli i femrave armand duka fshf futbolli i femrave

Sondazh

Poll