Sport

Wanda Nara: I kishim dhënë fjalën klubit dhe e mbajtëm, nuk kam pse e pyes Mauron

11 Qershor 2020, 15:23 Nga DOSJA
Wanda Nara: I kishim dhënë fjalën klubit dhe e mbajtëm, nuk

Wanda Nara ka komentuar së fundmi transferimin përfundimtar të bashkëshortit të saj, Mauro Icardi, te PSG. Argjentinasi është blerë nga klubi francez pas huazimit 1-sezonal nga Interi.

“Ne ia kishim dhënë fjalën tonë klubit dhe kupola drejtuese e PSG-së e dinte se ne donim të qëndronim”, ka shpjeguar Wanda për mediat argjentinase. “Merita e PSG-së ka qenë ajo që ka kompletuar operacionin në kulmin e pandemisë”, ka shtuar menaxherja e sulmuesit.

“Sa herë që jam ulur për të negociuar me drejtuesit, e bëja duke e ditur se çfarë donte Mauro. I njoh ëndrrat e tij dhe e di se ku do të arrijë. Ka gjëra për të cilat nuk është e nevojshme ta pyes, sepse e di shumë se cila do të jetë përgjigja e tij. Ai bën pjesën e tij në fushë dhe unë timen. Është shumë e lehtë të jesh menaxhere e një lojtari si ai”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mauro psg wanda mauro psg wanda

Sondazh

Poll