Sport

“Lirohuni nga Partizani dhe jemi gati t’ju japim sa kërkoni”, Tirana kërkon të “çmontojë” Partizanin, gati të tr

11 Qershor 2020, 08:49 Nga DOSJA
“Lirohuni nga Partizani dhe jemi gati t’ju japim sa

TIRANË– Për Tiranën kanë mbetur edhe 8 finale për të arritur te titulli i shumëpritur. Natyrisht 9 pikë është diferenca e dytë me Kukësin, por nëse verilindorët “pengohen” në javët e ardhshme dhe bardheblutë fitojnë atëherë për skuadrën e Egbo-s gjithçka kthehet në autostradë dhe kampionati mund të mbyllet më shpejt. Ndërkohë drejtuesit bardheblu po lëvizin edhe në merkato, por “bomba” që po qarkullon kohët e fundit është emri i Alban Hoxhës dhe Lorenc Trashit, dyshes që kanë vite te Partizani.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka një konfirmim nga palët, drejtuesit e Tiranës kanë biseduar së fundmi me Hoxhën dhe Trashin. Fillimisht ka qenë një bisedë për t’i testuar se çfarë mundësish kanë nëse do të largohen nga Partizani pas përfundimit të sezonit, e më pas kanë bërë ofertën në tavolinë.

Ideja e bardhebluve është e qartë, që nëse fitojnë titullin, të kenë një skuadër që jep garanci për një përfaqësim dinjitoz edhe në Ligën e Kampioneve. Për momentin rruga më e lehtë e Tiranës është për të marrë portierin dhe njëkohësisht kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha, pasi ky i fundit është drejt skadencës së kontratës dhe nuk ka ende hapa konkretë nga klubi i kuq për rinovimin e marrëveshjes. Nëse Tirana arrin të transferojë këto dy futbollistë do të ishte një arritje e madhe për skuadrën më të titulluar në vend,ndërsa tifozët e Partizanit nuk do ja falnin asnjëherë transferimin te rivalët më të urryer.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban hoxha lorenc trashi partizani tirana alban hoxha lorenc trashi partizani tirana

Sondazh

Poll