Sport

FOTO/Futbollisti shqiptar “zhduk” nga trupi koronavirusin, Qardaku negativ edhe në testin e tretë

11 Qershor 2020, 08:21 Nga DOSJA
FOTO/Futbollisti shqiptar “zhduk” nga trupi koronavirusin, Qardaku

BALLSH– Futbollisti i Bylis, Eridon Qardaku u kthye në lajm javët e fundit. Shkodrani ishte futbollisti i parë që rezultoi pozitiv me koronavirus,duke frikësuar gjithë ambjentin sportiv, pasi një gjë e tillë mund të stoponte futbollin shqiptar.

Si rasti i parë solli jo pak kaos dhe paqartësi mes palëve por fatmirësisht nuk solli ndërprerje apo shtyrje të asnjë takimi. Sot, klubi i Bylis por dhe futbolli shqiptar mund të marrë frymë lirisht pasi Qardaku ka rezultuar negativ edhe në testin e tretë që iu nënshtrua.

Lojtari shkodran mund ti bashkohet ekipit të tij për të qenë në dispozicion të trajnerit Dovedan për pjesën e mbetur të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis qardaku superliga bylis qardaku superliga

Sondazh

Poll