Aktualitet

Rekomandimi i KE-së: Kufijtë me Ballkanin të hapen në 1 korrik, Varhelyi: Të gatshëm për të zbatuar udhëzuesin e BE-së

11 Qershor 2020, 12:26 Nga DOSJA
Rekomandimi i KE-së: Kufijtë me Ballkanin të hapen në 1

BRUKSEL– Ditën e sotme Komisioni Eropian ka rekomanduar që të hapen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian pas 30 qershorit, për të gjithë shtetasit e huaj, ndërkohë që vendi ka qenë i izoluar prej më shumë se  3  muajsh.

KE-ja  ka propozuar që masa e ndalimit për hyrjes në BE, të hiqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavirusit është e menaxhueshme.

Duke pasur parasysh që gjendja e Covid-19 në vendet e renditura në grupin e tretë sipas FORBES, mbetet ende kritike, Komisioni nuk propozon heqjen e përgjithshme të kufizimit të udhëtimit në këtë fazë. Kufizimi duhet të hiqet për vendet e zgjedhura së bashku nga Shtetet Anëtare, bazuar në një grup parimesh dhe kritereve, përfshirë situatën shëndetësore, aftësinë për të aplikuar masa të përmbajtjes gjatë udhëtimit, dhe konsideratat e reciprocitetit, në bazë të të dhënave nga burimet përkatëse.

Për vendet drejt të cilave mbetet kufizimi, Komisioni propozon të zgjerojë kategoritë e udhëtarëve që lejohen, ku përfshihen studentët ndërkombëtarë. Komisioni gjithashtu po publikon udhëzime për Shtetet Anëtare për të siguruar që rifillimi i operacioneve të vizave jashtë koordinohet mirë me heqjen graduale të kufizimeve të udhëtimit.

Komisionerja për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, tha: Pas heqjes së të gjitha kontrolleve të brendshme kufitare brenda Bashkimit, ne po propozojmë një qasje fleksibël drejt heqjes së kufizimeve të udhëtimit në BE duke filluar nga 1 korriku. Udhëtimi ndërkombëtar është thelbësor për turizmin dhe biznesin, familjen dhe miqtë. Por të gjithë ne do të duhet të qëndrojmë të kujdesshëm, ka ardhur koha të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e kufizimeve me vendet, gjendja shëndetësore e të cilave është e ngjashme me atë të BE-së dhe për rifillimin e aplikimit të vizave.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshirë këtu: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Ky rekomandim vjen një ditë pasi Kancelarja gjermane Angela  Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron, propozuan që kufijtë e jashtëm të BE-së të hapen pas 31 gushtit.

Ndërkohë përmes një postimi në Twiterr, Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka ripostuar deklaratën e KE-së lidhur me këtë rekomandim, e krahas saj shkruan se heqja e kufizimeve të udhëtimit nga 1 korriku për Shqipërinë vjen pasi situata e krijuar si shkak i pandemisë është më e përmirësuar.

“Tashmë pason gatishmëria jonë për për të zbatuar udhëzuesin që po ndjek BE-ja në heqjen e masave të kontrollit.”- shkruan Varhelyi.

Burimi: ec.europa.eu 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e kufijve me 1 korrik ke-ja olivér várhelyi hapja e kufijve me 1 korrik ke-ja olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 11:42

TIRANË- Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroi të Popullit, Selam Musai (Salaria), u vendos pr...