Bota

11 Qershor 2020, 13:29 Nga DOSJA

BRAZIL– Një rast i rëndë ka ndodhur në Brazil, ku 19-vjeçarja Kalliny Trevisian ka marrë guximin të tregojë historinë e saj të përdhunimit duke zbuluar edhe identitetin e saj.

Ajo ka treguar rastin e rëndë, të rrëmbimit prej tetë orësh, gjatë së cilës u abuzua seksualisht, dhe është rrahur brutalisht deri.

19-vjearja është shprehur se ajo ka zgjedhur të rrëfejë përvojën e saj të tmerrshme për të inkurajuar viktimat e tjera të abuzimit që të mos heshtin. Ndër të tjera ajo shpjegon se në momentin kur është rrëmbyer ka qenë  gati të hynte në vendin e saj të punës, në një laborator farmaceutik në Cotia, Greater Sao Paulo. Ndërsa ka qenë nën kërcënimin e një thike për tetëorë me rradhë. Kjo ngjarje ka ndodhur në  më 1 qershor të këtij viti.

Mediat e huaja shkruajnë se policët kanë përdororur kamerat e monitorimit të trafikut si dhe sinjalet e telefonit të saj celular, e më pas ndoqën agresorin e të resë, i quajtur Jose Ëilker, një murator 37-vjeç.

Policia e ka gjetur vajzën me duart e këmbët të lidhura me një litar, një zinxhirë rreth qafës dhe kokën e mbuluar me një leckë.

Rastet si i imi ndodhin çdo ditë dhe unë dua që gra të tjera, që e kanë kaluar këtë, të kenë guximin ta raportojnë dhe të gjejnë forcën për të vazhduar më tej. Dua të tregoj se kultura e përdhunimit dhe sulmet ndaj grave janë një problem i vërtetë. Sot kam fatin të jem gjallë. Shumë gra mbase nuk kanë mbijetuar, edhe unë mendova se do të vdisja. E gjitha ndodhi për pak sekonda, u përpoqa të rezistoja, por ai më kishte vendosur thikën në fyt. Vetëm qaja, kisha shumë frikë, iu luta që të më linte, mos më përdhunonte. Mendova se do vdisja, mendova për familjen time i dhashë lamtumirën me zemër. Në bagazhin e makinës pashë që kishte një lopatë dhe isha e bindur se do ta përdorte për të hapur një gropë ku do të më varroste.”- ka treguar 19-vjeçarja.

Trevisian  është shpëtuar pas 8 orësh nga policia, por agresori i saj u kap katër orë më vonë. Por pavarësisht se ajo ka arritur të shpëtojë, adoleshntja thotë se nuk do ta harrojë gjithë  këtë situatë të vështirë dhe se do ta ketë të pamundur për ta harruar .

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota josé wilker dos santos kalliny trevisian josé wilker dos santos kalliny trevisian

Sondazh

Poll

Bota 11 Qershor 2020, 11:51

SHBA– Virusi vdekjeprurës, Covid-19 është një ndër sëmundjet më të rënda që po gjunjëzon edhe shtetet  më të fuqishme në botë.Megjithatë gjatë gjashtë mujorit t...