Bota

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Vdesin 5 persona dhe infektohen 175 të tjerë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

11 Qershor 2020, 11:15 Nga DOSJA
Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Vdesin 5 persona dhe infektohen 175

MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur  5  persona dhe janë  infektuar  175 të tjerë nga koronavirusi.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ku ndër të tjera ka raportuar se mes 175 rasteve të reja janë rregjistruar në Shkup 131, Kumanovë 24, Shtip 2, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Veles 4, Ohër 1, Gostivar 2, ndërsa janë konfirmuar të shëruar edhe 18 raste.

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 169, ndërsa të infektuar numërohen në total 3.537. Pesë viktimat janë përkatësisht  3 në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Gostivar.

Kujtojmë se ditën e djeshme kishte më pak raste të reja, pasi u rregjistruan 125 të infektuar dhe  7  viktima, ndërsa sot sërish bilanci i rasteve të reja është rritur ndjeshëm me 50 të infektuar më shumë, por janë ulur vdekjet. Sot janë dy viktima më pak nga dje.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19. E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll