Bota

11 Qershor 2020, 11:51 Nga DOSJA

SHBA– Virusi vdekjeprurës, Covid-19 është një ndër sëmundjet më të rënda që po gjunjëzon edhe shtetet  më të fuqishme në botë.

Megjithatë gjatë gjashtë mujorit të parë të  2020  dhjetëra ekspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë nëpër botë kanë nxjerrë teori nga më të ndryshmet, që përkatësisht ndahen në dy qasje, se virusi do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera, ndërsa të tjerë thonë se temperaturat e larta do ta zhdukin atë.

Megjithatë një ekspert amerikan ka deklaruar sëfundmi  se një tjetër pandemi globale mund të jetë 100 herë më e keqe se shpërthimi i Covid-19. dhe sipas tij bëhet fjalë për Dr. Michael Herschel Greger.  Michael ka bërë me dije se pavarësisht që mbi 200 vende në botë po përballen me virusin vdekjeprurës, më e keqja s’ka ardhur akoma.

Ai ka deklaruar se fermat e mbipopulluara të shpendëve, ku pulat janë shumë afër me njëra-tjetrën, mund të shkaktojë një pandemi  tjetër.

 “100 herë më agresive , mund të ketë një shkallë fataliteti një në dy.”- u shpreh Dr.Greger.

Ndër të tjera ai thotë se pulat shpesh mbahen në hapësira shumë të ngushta dhe kjo mund të kthehet në një mjedis ideal për sëmundjet virale, siç është gripi i shpendëve.

Nëse doni të krijoni pandemi katastrofike, atëherë ndërtoni ferma të tilla. Kur ju mbani mijëra kafshë apo shpendë të stresuar në mënyrë kronike, në ambiente të mbyllura, të ndryrë e të ngjitur me njëri-tjetrin, keni krijuar ambientin e përsosur për krijimin e një virusi vdekjeprurësPërveç kësaj, kultivimi intensiv i kafshëve kërkon përdorimin e gjerë të antibiotikëve, i cili ka kontribuar në një rritje dramatike të numrit të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve që prekin njerëzit. Tani kemi hyrë në një epokë ku nuk është e rrallë që mjekët të gjejnë veten duke trajtuar pacientë me infeksione bakteriale për të cilat nuk ka antibiotikë efektivë.”- u shpreh ai.

Kujtojmë se dy javë më parë Michael paralajmëroi se shpërthimi  i një virusi nga fermat e pulave mund të vrasë gjysmën e njerëzimit

Burimi: TheSun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote michael herschel greger koronavirusi ne bote michael herschel greger

Sondazh

Poll