Të shpallur në kërkim për vjedhje, drogë dhe falsifikim/ Arrestohen 5 persona në Tiranë, mes tyre një sirian
11 Qershor 2020, 11:57Nga DOSJA
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë medije se janë arrestuar Sh. B 35 vjeç, F. M, 41 vjeç, A. E., 22 vjeç, E. H., 20 vjeç dhe H. F., 22 vjeç. Të arrestuarit akuzohen për shkatërrim prone, vjedhje, trafik droge, fshehje të ardhurash, falsifikime, kalim i paligjshëm i kufijve shtetëror.
Njoftimi i Policisë:
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasin palestinez H. F., 22 vjeç, pasi në rrugën “At Zef Valentini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas, gjatë kohës që po shoqërohej në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit.
Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Babë Rexha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “ Vjedhja”, i shtetasit sirian A. E., 22 vjeç, pasi në Fushë Kërçik, Babrru, është kapur në flagrancë duke kontrolluar në banesën e shtetasit D. P., me qëllim për të vjedhur.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
– Sh. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Kalim i paligjshëm i kufijve shtetëror”;
-F. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Krijim i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gruaja e pronarit të Mercedes kërkoi të blinte të gjithë fshatin e Qeparoit. Këtë fakt e ka zbuluar anëtari i Komitetit Shkencor të UNESCO-s, Auron...
TIRANË- Partia Demokratike ka patur dijeni që dy vite më parë se mbetjet e qytetit të Durrësit, do të duhet të sistemoheshin në një landfill, e konkretisht...
Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh...
Aktualitet11 Qershor 2020, 11:42
TIRANË- Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroi të Popullit, Selam Musai (Salaria), u vendos pr...
BRINDISI– Autoritetet e Guardia Di Finanza në Itali kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Beached”, i cili është zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali. Në prangat ...
Elbasan- Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si&cc...
ITALI-Guardia di Finanza ka arrestuar 17 persona, pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Pulias. Sipas mediave italiane, 13 pr...
Tiranë- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur emergjencën mjedisore, në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Shkak i emergjencës është bërë mbyllja ...
TIRANË-Këshilli i i Ministrave ka miratuar aktin normativ për shtyrjen e skadencave të kartave të identitetit, deri në përfundim të epidemisë COVID-19. Kjo...