Aktualitet

EKSKLUZIVE-Dokumenti/ Sot del kundër, por PD e dinte se plehrat e Durrësit do të vinin në Tiranë, vota e 2018: Të çohen n

11 Qershor 2020, 11:45 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE-Dokumenti/ Sot del kundër, por PD e dinte se plehrat e

TIRANË- Partia Demokratike ka patur dijeni që dy vite më parë se mbetjet e qytetit të Durrësit, do të duhet të sistemoheshin në një landfill, e konkretisht në atë të Sharrës. Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht dokumentin me datë 10 korrik 2018, kur Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit, ku shpallej emergjenca mjedisore për të menaxhuar mbetjet urbane.

Me firmën e Alban Ramohitajt, kryetar Këshilli, bashkia e Durrësit kërkonte asokohe gjetjen e një alternative për depozitimin e mbetjeve, e po ashtu bashkëpunimin me koncesionarin e Landfillit të Tiranës për të gjetur një zgjidhje efikase për depozitimin e mbetjeve.

Ndërkohë që jo më larg se sot, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi qeverinë se po i jep para tepër koncesionarit në Sharrë.
Ky reagim i Palokës vjen pasi situata është tepër emergjente në Durrës përsa i përket ndotjes. Ditët e fundit qyteti i Durrësit ka qenë i “mbuluar” nga plehrat. Shkak për këtë situatë është bërë anulimi i projektit për Eko-Parkun tek Porto Romano. Pas anulimit, Bashkisë së Durrësit, iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, pushteti vendor po përdor Manzën për djegien e tyre. Ndërkohë banorët e Manzës janë ngritur në protestë dhe nuk lejojnë që kamionët me plehra të futen në qytezë. Sakaq, sot Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli emergjencën mjedisore.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli bashkiak i durresit partia demokratike plehrat ne durres keshilli bashkiak i durresit partia demokratike plehrat ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 11:42

TIRANË- Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroi të Popullit, Selam Musai (Salaria), u vendos pr...