Politike

Liritë fetare në Shqipëri, Meta përshëndet raportin e DASH: Të vlerësohen me përparësi pengesat burokratike për pronat

11 Qershor 2020, 08:33 Nga DOSJA
Liritë fetare në Shqipëri, Meta përshëndet raportin e

TIRANË- Presidenti Ilit Meta ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të 2019-ës, mbi liritë e besimit në Shqipëri. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Meta thekson shqetësimet e komuniteteve featre për moskthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Kreu i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve, që të mos zvarrisin çështjet e pronave dhe t’i trajtojnë me përparësi.

Reagimi i plotë

E përshëndes raportin realist të DASH mbi liritë e besimit 2019 për Shqipërinë, dhe e çmoj me rëndësi të madhe vlerësimin për harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë. Ndaj të njëjtat konkluzione me gjetjet e raportit, ku evidentohen shqetësimet e komuniteteve fetare për moskthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, si dhe vështirësitë për marrjen e lejeve nga disa autoritete lokale për ndërtimin e institucioneve të kultit. Apeloj që të gjitha shqetësimet e ngritura në raportin e DASH, veçanërisht lidhur me trajtimin e pronave dhe pengesat administrative e burokratike të vlerësohen me përparësi nga autoritetet përgjegjëse shtetërore dhe të marrin zgjidhje ligjore pa zvarritje të mëtejshme. Ky proces, do të ndikonte në forcimin e pavarësisë të komuniteteve fetare dhe do t’i mbante ato larg ndikimive të huaja, që synojnë dëmtimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare. Duhet një reagim energjik dhe i sinqertë, institucional shtetëror për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës së komuniteteve fetare duke u dhënë fund praktikave burokratike dhe korruptive.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta raporti i dash per lirite fetare ilir meta raporti i dash per lirite fetare

Sondazh

Poll