Politike

Damian Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër për ‘Zgjedhoren’: Çdo vonesë na rrezikon implementimin e id

11 Qershor 2020, 07:14 Nga DOSJA
Damian Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër

TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka kërkuar një tjetër mbledhje për Reformën Zgjedhore. Në një email dërguar të gjithë kolegëve të tjerë, Gjiknuri kërkon takim ditën e nesërme, në orën 11:00 të paraditës.

Në emailin dërguar Oerd Bylykbashit, Rudina Hajdarit dhe Petrit Vasilit, Gjiknuri kërkon që të nisë sa më parë puna për të formuar draftin e plotë të Refomës Zgjedhore për të shmangur çdo vonesë që mund të krijojë probleme më pas për ngritjen e organeve të reja të KQZ-së.

Duke marrë parasysh faktin që “Zgjedhorja” për të kapur të gjithë afatet duhet të miratohet deri në fund të korrikut në Kuvend, Gjiknuri ka propozuar edhe kalimin e diskutimit në tema si psh: ndryshimi i sistemit zgjedhor, ligji për referendumet dhe financimi i partive politike.

“Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin. Temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit pë Financimin e Partive Politike“, shkruan Gjiknuri.

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore është arritur pak ditë më parë. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Po ashtu u arrit dhe identifikimi biometrik.

Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe politika në vend. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik reforma zgjedhore damian gjiknuri keshilli politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll