Politike

Basha vijon turin e takimeve, ndalet te bizneset në Njësinë Nr.4: Ramavirusi godet përditë qytetarët, taksat e tyre pasuro

11 Qershor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Basha vijon turin e takimeve, ndalet te bizneset në Njësinë Nr.4:

TIRANW-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me bizneset në Njësinë nr.4 në Tiranë. Basha shprehet, se përditë dëgjon nga shqiptarët shqetësimi për rritje të faturave, të çmimeve dhe pasigurinë për të nesërmen.

Sipas tij, xhepat e shqiptarëve boshatisen dhe paratë nga taksat e tyre shkojnë për një grusht oligarkësh. Më tej ai shton, kryeministri  nuk mund t’iu ofrojë më gjë shqiptarëve, pasi ka përkeqësuar gjendjen e tyre ekonomike vit pas viti.

Postimi i plotë

Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve. Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë. Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen. mRAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh. Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve. Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi. Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me bizneset lulzim basha basha takim me bizneset lulzim basha

Sondazh

Poll