Politike

Paketa e tretë ekomonike, Rama i përgjigjet PD-së: Përhapën një gënjeshtër të madhe, mos i gëlltisni kurrë pa përtyp

11 Qershor 2020, 08:11 Nga DOSJA
Paketa e tretë ekomonike, Rama i përgjigjet PD-së:

Tiranë– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje Partisë Demokratike, sa i përket premtimit për paketën e tretë ekonomike. Në një postim në Facebook, Rama shprehet se PD përhapi një gënjeshtër të madhe. Kreu i qeverisë thekson se ka deklaruar se do të ketë një paketë të tretë ekonomike mes datave 20 dhe 25 maj, por duke parë dinamikën e situatës.

“MJAFTON TË NXJERRËSH GJYSMËN E NJË FRAZE TË VËRTETË NGA GOJA E TJETRIT, PËR TË PËRHAPUR NJË GËNJESHTËR TË MADHE NDAJ TIJ! #GjysëmTëVërtetatGënjeshtratMëTëMëdha Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD & Co”, shprehet Rama.

Deklarata e Ramës më 13 prill: 

“Do të jemi gati për paketën e tretë mes datave 20 dhe 25 maj duke parë dinamikën në të dyja frontet. Duke parë gjithmonë dinamikën”

Ky reagim i kryeministri vjen pasi një ditë më parë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj u shpreh se Rama mashtroi me paketën e tretë ekomonike. Sipas tij paratë e buxhetit shkuan për tendera sekretë dhe jo për njerëzit në nevojë.

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama paketa e trete ekonomike edi rama paketa e trete ekonomike

Sondazh

Poll