Aktualitet

Kalimi i Teatrit në pronësinë e Bashkisë së Tiranës, AMT bën kallëzimin e radhës në SPAK, Budina: Do t’u rrimë pas

11 Qershor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Kalimi i Teatrit në pronësinë e Bashkisë së

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paraqitur një kallëzim të ri ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçmë. Padia e tyre lidhet me çështjen e transferimit të pronës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës. Sipas aktivistëve, të gjitha vendimet e marra, janë shpërdorim detyre dhe korrupsion masiv. Aktivistët bënë me dije, se SPAK ka filluar hetimet për dy kallëzimet e para, për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zv.kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar të gjithë ata që patën gisht në shembjen e Teatrit, se do t’u rrinë pas qafe. Më tej ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendhshëm, Sandër Lleshaj, si gënjeshtarë.

Ne kemi në shprehje, të ardhtë pas qafe dhe ne do t’u rrimë pas qafe atyre që kanë kryer atë krim mostruoz, e them këtë pasi këta gënjejnë nga mëengjesi deri në darke. Kryeministri thotë skanë qenë forcat Renea në Teatër. Ministri thotë se kishte, se kishin dyshime për eksploziv. Policia është kthyer në polici bazhibozukësh“, u shpreh Budina.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt kallezim ne spak robert budina amt kallezim ne spak robert budina

Sondazh

Poll