Politike

“Do të forcojë demokracinë” Mike Pompeo komenton marrëveshjen për ‘Zgjedhoren’: Palët duhet ta mbështesin

10 Qershor 2020, 19:34 Nga DOSJA
“Do të forcojë demokracinë” Mike Pompeo komenton

SHBA- Sekretari  i shtetit amerikan Michael Pompeo ditën e sotme në një konferencë për mediat ku ka  folur dhe për Shqipërinë. Pompeo ka komentuar Reformën Zgjedhore të arritur mes palëve në Shqipëri, ku tha se ka qenë një marrëveshje ndër partiake. 

“Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike”, u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit.

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore është arritur pak ditë më parë. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Po ashtu u arrit dhe identifikimi biometrik.

Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe politika në vend. 

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren mike pompeo reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren mike pompeo reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 18:59

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka dalë i entuziasmuar nga takimi që pati me kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e tjerë parlamentarë. Përpara kamerave Mu...