Politike

Dy orë takim me kryemistrin, Hajdari: Të mos kthehet më një Ramë tjetër! Unë e di marrëdhënien e ngushtë që ka me Bas

10 Qershor 2020, 19:29 Nga DOSJA
Dy orë takim me kryemistrin, Hajdari: Të mos kthehet më një

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka dalë e irrituar nga mbledhja që pati me kryeministrin Edi Rama dhe me deputetët e tjerë të opozitës parlamentare. Përpara mediave, Hajdari i bëri thirrje sërish Ramës për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe u shpreh se duhet të hapen listat.

 E revoltuar, deputetja shtoi se nuk ka shqiptar që do të shkojë në zgjedhje të votojë sigla partish, ndërkohë që vuri në dukje se e di që Rama ka një ‘marrëdhënie’ të ngushtë me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin zgjedhor. Nuk ka shqiptar që do të shkojë të votoj sigla partish. Edi marrëdhënien e ngushtë që ka Rama me Bashën, por nuk është më çështja e shqiptarëve marrëdhënia e ngushtë që ka Rama me Bashën. Zoti Rama duhet të shikojë listat. Mirë bëri që riktheu PD-në në sistem. Patjetër që duhet të riktheheshin dhe të mos bojkotojnë më. Por çfarë do t’u sigurojmë ne shqiptarëve sot? Që të mos vijë më një Ramë tjetër! Duhet të hapim listat dhe të mos bojkotojmë. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera Opozitës Parlamentare,”– tha Hajdari.

Këto deklarata vijnë pas takimit që opozita parlamentare pa pasur me Kryeministrit Edi Rama. Pas takimit që zgjati më shumë se 100 minuta, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Nga ana tjetër Rama tha se në tryezë u hodhën akuza në bllok se po tentohen të blihen deputetë, por shtoi se kjo gjë nuk ndodh. Më tej i bëri thirrje Bashës që të bashkonin forcat dhe të arrihej në një konsensus të plotë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama takim me opoziten parlamentare rudina hajdari rama takim me opoziten parlamentare rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 18:59

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka dalë i entuziasmuar nga takimi që pati me kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e tjerë parlamentarë. Përpara kamerave Mu...