Rama tjetër ftesë Bashës: Hajde bashkojmë forcat e të gjejmë një zgjidhje
10 Qershor 2020, 19:38Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot një ftesë tjetër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas takimit me opozitën parlamentare, Rama i bëri Bashës, duke thënë se duhet të bashkojnë forcat së bashku e të mundohen të gjejnë një zgjidhje në të mirë të situatës.
“Rëndësi ka që kemi një marrëveshje, do vijojmë me dëgjim të vëmendshëm, do bëjmë punë bindëse…rëndësi ka që kemi një marrëveshje, mos u bëni të pashpirtë dhe ju që ti themi (Bashës) se janë edhe disa të tjerë që duan dicka tjetër. Ku ka vullnet ne do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me dinjitet. Do mundohemi të flasim më shumë me njëri-tjetrin. Të futej edhe Basha në këtë proces, të bënte komunikim me ta, që i ka futur këtu në Parlament. Nuk është mëkat të bashkojmë forcat për të dhënë zgjidhje, një rruge jo të lehtë dhe që s’mund të komentohet nga klubet e natës nëpër ekrane që japin mend dhe zgjidhje, gjysmë shtrirë nëpër kolltuqe”, u shpreh Rama.
Këto deklarata vijnë pas takimitqë opozita parlamentare pa pasur me Kryeministrit Edi Rama. Pas takimit që zgjati më shumë se 100 minuta, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Nga ana tjetër Rama tha se në tryezë u hodhën akuza në bllok se po tentohen të blihen deputetë, por shtoi se kjo gjë nuk ndodh. Më tej i bëri thirrje Bashës që të bashkonin forcat dhe të arrihej në një konsensus të plotë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Sekretari i shtetit amerikan Michael Pompeo ditën e sotme në një konferencë për mediat ku ka folur dhe për Shqipërinë. Pompeo ka komentuar Reformën Zgje...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka dalë e irrituar nga mbledhja që pati me kryeministrin Edi Rama dhe me deputetët e tjerë të opozitës parlamentare. Përpa...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shorehur i prerë që nuk mund t’i lërë deputetët e Opozitës Parlamentare që të bëjnë ç’të duan, pasi do të bëhej ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas takimit me opozitën parlamentare është shprehur se ai është gati të diskutojë për listat e hapura. Ai tha se nuk shikon n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës pas takimit me opozitën parlamentare ka debatuar me një gazetare. Rama ishte duke folur por është ndërprerë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me deputetët e opozitës. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se është e rëndësishme vazhdon diskutimi,...
TIRANË- Deputeti i opozitës, Edmond Stojku, ka thënë sot se opozita nuk ka bërë bojkot, por thjesht nuk kanë marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve. Stojk...
Politike10 Qershor 2020, 18:59
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka dalë i entuziasmuar nga takimi që pati me kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e tjerë parlamentarë. Përpara kamerave Mu...
TIRANË- Kreu i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti që është dhe një nga ekspertët e ekonomisë në PD ka reaguar për Eurobondin e marrë nga qeveria. Në...