Politike

Takimi me opozitën parlamentare, Rama: Jam gati të diskutojë për listat e hapura, u thash dhe deputetëve këtë

10 Qershor 2020, 19:21 Nga DOSJA
Takimi me opozitën parlamentare, Rama: Jam gati të diskutojë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas takimit me opozitën parlamentare është shprehur se ai është gati të diskutojë për listat e hapura. Ai tha se nuk shikon ndonjë gjë çudibërëse tek listat e hapura, por  kupton debatin e hapur dhe është gati që të diskutojë me të gjithë për të arritur në konsensus.

Pse nuk pritet që të kishit dhe një marrëveshje me opozitën parlamentare?

Pyetja është me vend dhe ju e dini që qasja për të gjetur një marrëveshje qetësuese për kryeatrin e opozitës, por ne ishim gati që të futeshin dhe të ballafaqoheshim me zgjedhje. Ka një opinion se hapja e listave që do bëjë çudira për demokracinë, por unë nuk e mendoj këtë. Çdo sistem është demokratik dhe demokracinë nuk e bën sistemi. Unë e kuptoj shumë mirë dhe diskutimi është legjitim dhe ne do e bëjmë këtë legjitim, unë u tash dhe deputetëve që takova dhe u thash që do vijojmë diskutimet.

A rrezikohet që të mos miratohet kjo marrëveshje?

Me këtë Kod nuk shkojmë dot në zgjedhje, pasi duhet të kemi dhe disa ndryshime. Për  këtë arsye duhet të kemi dhe konsensusin e opozitës parlamentare.

Këto deklarata vijnë pas takimit që opozita parlamentare pa pasur me Kryeministrit Edi Rama. Pas takimit që zgjati më shumë se 100 minuta, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Nga ana tjetër Rama tha se në tryezë u hodhën akuza në bllok se po tentohen të blihen deputetë, por shtoi se kjo gjë nuk ndodh. Më tej i bëri thirrje Bashës që të bashkonin forcat dhe të arrihej në një konsensus të plotë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama listat e hapura rama takim me opoziten parlamentare edi rama listat e hapura rama takim me opoziten parlamentare

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 18:59

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka dalë i entuziasmuar nga takimi që pati me kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e tjerë parlamentarë. Përpara kamerave Mu...