Bota

Ishte i infektuar nga Covid-19, por vdiq nga ‘arresti kardiopulmonar’/ Protestat për George Floyd nga SHBA, Greqi e Suedi. Akuzat për katër policët amerikanë (FOTO)

Protesta për këtë ngjarje të rëndë dhe akt diskrimini ka pasur edhe në vende të tjera të botës. Greqia ka mbajtur protesta kundër vdekjes së Floyd duke sulmuar edhe ambasadën e SHBA në Athinë.
Featured image of article: Ishte i infektuar nga Covid-19, por vdiq nga ‘arresti kardiopulmonar’/ Protestat për George Floyd nga SHBA, Greqi e Suedi. Akuzat për katër policët amerikanë (FOTO) George Floyd dhe kater policet qe e vrane.

SHBA–  Ka kaluar më shumë se një javë që në në SHBA dhjetëra mijëra njerëz kanë demonstruar për vdekjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd që u vra polici amerikan. Si shkak i këtyre protestave të dhunshme që kanë lënë të plagosur dhe viktima.  Por ndryshe nga ditët e tjera dje është parë që qytetarët kanë protestuar paqësisht.

Por protesta për këtë ngjarje të rënd dhe akt diskrimini ka pasur edhe në vende të tjera të botës. Greqia ka mbajtur protesta kundër vdekjes së Floyd duke sulmuar edhe ambasadën e SHBA në Athinë. Ndërsa kanë bërë thirrje kundër SHBA, e duke thënë hapur se  Amerika është e padëshiruar në Greqi. Gjithashtu edhe në Suedi raportohet që janë mbajtur protesta për vrasjen barbare të Floyd.

Një nga protestat më të mëdha ku gjendeshin edhe të afërmit e Floyd, u zhvillua në qytetin e tij të lindjes, Houston, Teksas. Shumë prej tyre kundërshtuan kalimin në disa qytete të tjera, ndërkohë që në mbarë vendin u panë sulme të rënda si djegia e stacionit të policisë, shkatërrimi i qendrave tregtare dhe bizneseve e deri tek vjedhja e bankomatëve.

Për këtë arsye policia ka përdorur gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndante turmat. Është sulmuar gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ku tentua të digjej, ndërkohë që për situatën që po ndodh në vend, Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër duke thënë se do të përdorë ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar pas vdekjes së Floyd.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Demonstruesit kanë dalë në rrugë, jo vetëm për të shprehur zemërimin e tyre ndaj vrasjes së Floyd,  por për të dënuar brutalitetin e policisë kundër shtetasve amerikanë me ngjyrë.

Një ditë më parë ka dalë edhe përgjigjia e autopsisë së 46-vjeçarit me ngjyrë,ku mësohet se ai ka vdekur  nga “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga Covid-19 që ishte infektuar prej 3 prillit.

Ndërsa për katër policët që janë përfshirë në vrasje është marrë vendimi, ku mediat e huaja shkruajnë se do të dënohen ashtu siç e meritojnë teksa mbi to rëndon akuza për vrasje.

A.C/Dosja.al

  • 11:19

    Protesta të dhunshme në Athinë për vrasjen e George Floyd, demonstruesit përplasen me policinë, parrullat kundër SHBA: Amerikë, je e padëshiruar në Greqi

    Pamje nga protestat

    Për vrasjen e George Floyd nuk po mbahen protesta vetëm në qytetet më të mëdha të Amerikës. Greqia ka mbajtur protesta të dhunshme  për ngjarjen tragjike të një jave më parë në SHBA, ku mbeti  i vdekur 46-vjaçari me ngjyrë. Ndërkohë mediat vendase kanë shkruar se pasditen e së mërkurës në Athinë janë zhvilluar demonstrata duke sulmuar me molotov edhe Ambasadën e SHBA-së në kryeqytet. Gjithashtu mësohet se ka pasur edhe  përplasje mes  policisë dhe protestuesve, të cilët kanë ngritur zërin kundër racizmit dhe vrasjes së 46-vjeçarit me ngjyrë në Minnesota të SHBA-së. Sipas burimeve burimeve policore mësohet se në këtë demonstratë janë mbledhur pothuajse 3 mijë  njerëz në Sheshin Sintagma, ku gjendet edhe ndërtesa e parlamentit, e më pas kanë marshuar drejt Ambasadës së SHBA-së në Athinë, duke mbajtur parulla antiamerikane dhe si dhe shkrime kundër dhunës së policisë. Ndërsa në fund të protestës qytetarët shfaqën disa parrulla ku shkruanin:  “Poshtë Amerika” dhe “Amerikë, je e padëshiruar në Greqi”. Ndërkohë policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe granata shtanguese protestuesve, si dhe raportohet se janë arrestuar të paktën shtatë protestues.

  • 11:16

    Del vendimi për të 4 ish-oficerët që tronditën botën, ja me sa vite burg mund të dënohen policët që vranë George Floyd

    Derek Chauvin, Tou Thao, Thomas Lane dhe J. Alexander Kueng. Kater policet qe u perfshine ne vrasjen e George Floyd.

    Akti diskriminues ndaj 46-vjeçarit me ngjyrë çoi në ngjarjen tragjike në SHBA. George Floyd u vra barbarisht nga polici amerikan para një jave, i cili ushtroi forcë mbi trupin  tij duke i vendosur gjunjët në fyt për disa minuta derisa i mori frymën. Kjo vrasje ka tronditur jo vetëm Amerikën, por  mbarë botën pasi videoja ku George vdes nën këmbët e policit është jashtëzakonisht e dhimbshme, rast tragjik që ka shkaktuar protesta masive në dhjetëra qytete të SHBA. Prej më shumë se një jave qytetarët amerikanë kanë protestuar në  rrugët e qyteteve më të mëdha të SHBA, duke shkatërruar gjithçka çfarë kanë gjetur para. Për vrasjen e Floyd, përveç Derek Chauvin që i mori jetën duke i vendosur gjunjët në fyt,  ishin edhe tre policë të tjerë që ndihmuan në këtë vrasje. Kështu mediat e huaja shkruajnë se pritet që oficerët të marrin dënimin që meritojnë për vrasjen George, mendohen të vuajnë 40 vite burg.

     

    Ndërkohë që Chauvin fillimisht u akuzua për vrasje të shkallës së tretë, tashmë  akuza është ndryshuar, prandaj dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë. Chauvin mund të dënohet me 25 vite burg pasi mbi të rëndon akuza për vrasje të shkallës së dytë, por ligji parashikon edhe nga 5 vite burg për 3 policët e tjerë, që në mënyrë pasive mbështetën krimin.Thomas Lane, J.A. Kueng dhe Tou Thao ishin prezent kur polici me emrin Derek Chauvin qëndroi me gjurin e tij mbi qafën e viktimës për 8 minuta dhe 46 sekonda, nuk reaguan.Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Minnesotas Keith Ellison tha: Besoj fuqimisht se këto zhvillime janë në interes të drejtësisë për Floyd, familjen e tij, komunitetin dhe shtetin.Njoftimi zyrtar i Prokurorit të Përgjithshëm të Minesota, Keith Ellison, për akuzat ka dalë ditën e djeshme, pothuajse më shumë se një javë nga vrasja e Floyd.

  • 11:16

    George Floyd ishte i infektuar me COVID-19, rezultoi pozitiv më 3 prill, gjithçka u zbulua nga autopsia

    George Floyd

    George Floyd, vdekja e të cilit ka shkaktuar një valë protestash në SHBA, ka qenë i infektuar me COVID-19. Në këtë përfundim ka dalë mjeku, i cili i bëri autopsinë 46-vjeçarit.  Dokumenti 20-faqesh i lëshuar nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Hennepin thotë se një Floyd ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe me virus ishte diagnostikuar që më 3 prill. Por në ekspertizën mjeko-ligjore sqarohet se 46-vjeçari  vdiq nga “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga virusi.

Shto Koment