Aktualitet

Merrnin 400-500 euro për kalimin e sirianëve dhe palestinezëve/ Arrestohen 2 trafikantët në Gramsh (SKEMA)

11 Qershor 2020, 07:11 Nga DOSJA
Merrnin 400-500 euro për kalimin e sirianëve dhe palestinezëve/

Gramsh- Policia e Shtetit ka goditur një rrjet trafikantësh, të cilët transportonin klandestinë sirianë dhe palestinezë, kundrejt fitimit.  Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar H. H, 35 vjeç dhe R. D, 28 vjeç, pasi u kapën duke transportuar 4 sirianë dhe palestinezëve kundrejt fitimit 400 deri në 500 euro për person. Klandestinë  kishin hyrë ilegalisht nga pika kufitare e Kapshticës dhe kishin synim të shkonin në Mal të Zi dhe prej andej të udhëtonin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Panda”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 deri në 500 euro për person, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy shtetas që transportonin nga Gramshi drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Panda”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

Të dy shtetasit e arrestuar do t’i transportonin sirianët dhe palestinezët, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen trafikantët në gramsh operacioni panda arrestohen trafikantët në gramsh operacioni panda

Sondazh

Poll