Aktualitet

“Çmenduri, nuk po fshihen shifrat e COVID-19″/ Tritan Kalo: Komentet në Facebook po shkaktojnë panik, hapini sytë e

11 Qershor 2020, 06:33 Nga DOSJA
“Çmenduri, nuk po fshihen shifrat e COVID-19″/ Tritan Kalo:

Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo i quan “çmenduri” komentet në Facebook, ku thuhet se në Shqipëri ka një numër të lartë viktimash nga COVID-19. Kalo thotë se kjo është një, keqdashësi dhe injorancë, duke thënë se shifrat janë ato të deklaruara, pa fshehur asgjë. Ai thekson ne si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese.

Reagimi: 

Në këto “kohë covidiane” ÇMËNDURIA në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, POR që të flitet për MIJRA të vdekur shkakatuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbrin kulmin e çmëndurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjedhës….HAPINI sytë e mëndjes ju o të paudhë!!…NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sras-Cov2/Covid-19….EVITONI dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merini me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga Gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush….Kujdesuni edhe më shumë për të…SECILI prej jush është i domozdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…KURRË MOS hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19….Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojëshme, lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domozdsihme për gjithësecilin prej nesh…ME SIGURI ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën Sars-Cov2/Covid-19!!!

Ndërkohë ditët e fundit ka patur një “boom” raste me COVID-19. Vetëm, një ditë më parë rezultuan 42 persona të infektuar. Harta u zgjerua në 8 qytete.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tiritan kalo koronavirusi ne shqiperi tiritan kalo

Sondazh

Poll