Aktualitet

Shpërthim me tritol në një lokal pranë gjimnazit “Petro Nini”, autori me kapuç në kokë la pakon me lëndën plasëse

11 Qershor 2020, 05:03 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol në një lokal pranë gjimnazit

Tiranë-Shpërthim me tritol në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesin të sotëm në lokalin “Jujo” në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, pranë gjimnazit “Petri Nini” në kryeqytet.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se lokali është në pronësi të Arben Koçollarit.  Mësohet se autori, i cili ishte i veshur me kostum sportiv dhe kapuç në kokë la “pakon” me tritol dhe u largua mes errësirës.

Nuk raportohet për përsona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Sakaq, nga shpërthimi i tritolit ka pësuar dëme edhe një dyqan lulesh që ndodhet pranë këtij lokali. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lëndë plasëse lokalit në tiranë shpërthim me tritol në tiranë lëndë plasëse lokalit në tiranë shpërthim me tritol në tiranë

Sondazh

Poll