Aktualitet

Regjistrohet rasti i parë me COVID-19 në Gjirokastër, dyshohet se 67-vjeçari u infektua në QSUT

11 Qershor 2020, 06:56 Nga DOSJA
Regjistrohet rasti i parë me COVID-19 në Gjirokastër, dyshohet se

Gjirokastër- Regjistrohet rasti i parë me COVID-19 në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i infektuarit është një 67-vjeçar me iniciale K.D i diagnostikuar me hepatit C. Ky i fundit ishte i shtruar në QSUT dhe dyshohet se ka marrë virusin në këtë spital.  67-vjeçari u kurua në QSUT rreth datës 20 maj dhe pasi u kthye në Gjirokastër doli pozitiv. Po ashtu,  tamponët u janë marrë edhe familjarëve të tij.

Dosja.al raportoi më herët se gjatë orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 1 person në Elbsan, 1 person në Vlorë dhe 6 persona në Krujë.

Ndërkohë, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 42 persona.Mes të infektuarve 5 janë personel shëndetësor. Së fundmi janë shtruar edhe 9 persona të tjerë tek Infektivi, duke e çuar në 46 numri e të shtruarve.  Numri i të shëruarve ka shkuar në 980. Dje humbi jetën edhe një 81-vjeçare tek infektivi, e cila ishte asimptomatike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll