Aktualitet

‘Marrëveshja e Kumanovës’ pas bombardimeve të NATO-s, sot shënohet 21-vjetori i tërheqjes së Serbisë nga Koso

11 Qershor 2020, 07:10 Nga DOSJA
‘Marrëveshja e Kumanovës’ pas bombardimeve të NATO-s,

KOSOVË– Dita e sotme shënon 21-vjetorin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, duke shënuar edhe fundin e pushtimit të tyre. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkruaa nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i akuzuar në Hagë për krime lufte dhe gjenocid.

Pas bombardimit të NATO-s, që ka zgjatur për 78 ditë me radhë, forcat paramilitare serbe u detyruan që të nënshkruajnë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 lëshoi urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili  administroi vendin për një periudhë të caktuar kohore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet clirimi i kosoves nga serbia marrëveshja e kumanovës clirimi i kosoves nga serbia marrëveshja e kumanovës

Sondazh

Poll