Aktualitet

‘Bylisi është qytet helen’/ Deklarata e italianit Sgarbi ‘ekzalton’ mediat greke, ‘në qiell të

11 Qershor 2020, 06:38 Nga DOSJA
‘Bylisi është qytet helen’/ Deklarata e italianit Sgarbi

GREQI– Deklarata e kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi lidhur me qytetin antik të Bylisit, ka trazuar ‘ujrat’ jo vetëm në Shqipëri por edhe përtej kufirit.

Portali grek “Greekcitytimes.com”, i ka dedikuar një shkrim deklaratës së tij duke mos lënë pa shtuar edhe tone nacionaliste, duke mohuar edhe lidhjen e shqiptarëve me ilirët.

Në artikullin e tyre, ata shkruajnë se Bylisi ndodhet në Vorio-Epirin e sotëm dhe se në Shqipëri jetojnë 125 mijë grekë.

ARTIKULLI I PLOTË:

Rajoni i Epirit sot është i ndarë në dy pjesë- ai që ndodhet në Greqi dhe Epiri i Veriut që bie në Shqipërinë e sotme, ku jeton edhe një pakicë greke, rreth 125 mijë banorë. Për mijëra vjet grekët kanë jetuar në Epir dhe kanë ndërtuar shumë qytete antike, disa janë banuar deri më sot, dhe disa janë kthyer në gërmadha antike.

Sidoqoftë, revizionizmi historik është i fortë në Shqipëri pasi ata përpiqen të lidhen veten me ilirët e lashtë edhe pse u mohohet nga bota historike dhe akademike. Historianët shqiptarë pretendojnë se shumë prej vendbanimeve greke antike në Vorio-Epir janë ilire dhe rrjedhimisht shqiptare. Ata pretendojnë kështu edhe pse nuk ka asnjë provë se shqiptarët e sotëm janë të lidhur me ilirët e lashtë. Vittorio Sgarbi, një anëtar i dhomës së deputetëve në Itali, kritik arti dhe historian me mbi 70 botume ka konfirmuar helenizmin e rrënojave antike të Bylisin.

“Në të kaluarën kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë vende të mahnitshme. Por unë kurrë nuk kam qenë në Bylis (Βύλλις), një qytet grek me një teatër të madh nga i cili mund të shohim Vlorën, ”- tha ai.

Bylisi ka qenë një qytet që fliste grekisht, në kufijtë e Ilirisë dhe Epirit, kishte një stadium dhe teatër të vetin. Qyteti kishte edhe monedhën e tij, e cila ishte e ndryshme nga ajo e fiseve të tjera. Shumë historianë besojnë se Bylisi është qyteti më verior dhe rrjedhimisht nuk i përket kolonive greke, por kjo gjë është pranuar me konsensus ndërkombëtar, pavarësisht insistimeve të historianëve shqiptarë. Ata insistojnë se qyteti është ndërtuar dhe banuar nga ilirët e lashtë, pavarësisht gjuhës së folur, institucioneve, zyrtarëve, planifikimit të qytetit, të gjitha tipike greke.

Disa ditë më parë, kritiku italian teksa po udhëtonte në Shqipëri ndaloi edhe në Bylis, qytet antik të cilin e konsideroi grek. Deklarata e tij ka bërë bujë edhe në Shqipëri duke u komentuar edhe nga historianët, megjithatë Sgarbi nuk ka hequr dorë nga mendimi i tij. 

(K.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi greqia kerkon bylisin vittorio sgarbi greqi greqia kerkon bylisin vittorio sgarbi

Sondazh

Poll