Aktualitet

Infektohet bojaxhiu në Vlorë, punonte prej kohësh në Himarë. 6 raste të reja me COVID-19 në Krujë

11 Qershor 2020, 06:54 Nga DOSJA
Infektohet bojaxhiu në Vlorë, punonte prej kohësh në

TIRANË– Të infektuar të rinjë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga analizat e kryera një rast është shënuar edhe në Vlorë. Një person, i cili kohët e fundit ka punuar si bojaxhi në Himarë ka rezultuar pozitiv. Ende nuk dihet se ku mund të jetë infektuar ai, megjithatë pas konfirmimit pozitiv ai është sjellë në Tiranë.

Më shumë raste të reja ka Kruja, e cila ka 6 të tjerë pozitivë. Mësohet se të gjithë janë kontakte të të prekurve në QSUT.

Ndërkohë, ditët e fundit në vend është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar  me koronavirus 42 persona.   

Së fundmi janë shtruar edhe 9 persona të tjerë tek Infektivi, duke e çuar në 46 numrin e pacientëve. Sakaq numri i të shëruarve ka shkuar në 980. Po kështu ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve që respektojnë masat. Sipas saj për shkak të neglizhencës së masave jemi në këtë situatë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kruje vlore koronavirusi ne shqiperi kruje vlore

Sondazh

Poll