Bota

Protestat masive në SHBA/ Rrëzohet dhe hidhet në lumë statuja e Kristofor Kolombit

10 Qershor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Protestat masive në SHBA/ Rrëzohet dhe hidhet në lumë

SHBA- Një statujë e eksploruesit të njohur Kristofor Kolombi është rrëzuar dhe më pas është hedhur në liqen mbrëmjen e ditës së djeshme në kryeqytetin e shtetit jugor të Virginia në SHBA, Richmond. Shembja e statujës së tij është bërë nga protestuesit që kanë dalë duke demostruar për vrasjen e George Floyd sakaqë protestuesit vazhdojnë të godasin simbolet e shtypjes racore.

Skulptura u rrëzua rreth dy orë pasi protestuesit ishin mbledhur duke kerkuar me brohoritje heqjen e saj, të cilët më pas e kanë rrëzuar me litarë ku dhe e kanë hedhur në lumë.

Zbulimi i Amerikës nga Kolombi në 1,492 hapi serinë e dhimbshme të disa shekujve kolonizimi evropian në kontinent dhe u bë simbol i shtypjes dhe dhunës kundër popullsive vendase.

“Duhet ta nisim aty ku nisi gjithçka, me ata që erdhën të parët në këtë tokë”, tha aktivistja e të drejtave Chelsea Higgs-Wise. Ndërsa përfaqësuesja e shoqërive indigjene të SHBA, Vanessa Bolin tha se turma kishte ardhur ‘në solidaritet me ata që protestojnë kundër dhunës së policisë’.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kristofor kolombi shba kristofor kolombi shba

Sondazh

Poll