“I hap rrugën zgjedhjeve të lira”, një tjetër deputete e pavarur deklaron votën pro marrëveshjes për reformën zgjedh
10 Qershor 2020, 14:03Nga DOSJA
TIRANË- Deputetja nga listat e LSI, Suzana Topi ka deklaruar se do të votojë ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, të dakordësuara nga Këshilli Politik me ndërmjetësimin e ambasadorëve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shkruan, se reforma duhet të përmirësohet me listat e hapura, votën e emigrantëve dhe implementimin e sistemit elektronik. Sipas saj, me këtë marrëveshje i hapet rruga zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Postimi i plotë
Të dashur miq! Dua të përshëndes marveshjen e këshillit politik për Reformen Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë ,e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE. Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesmarjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime. Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar “do të jetë PRO kësaj marveshjeje “ sepse une dua integrimin e Shqipërisë në Europë , sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të këthehet në institucione, pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv,legjislativ , drejtesinë, pushtetin vendor. Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë është i kapur ,aty janë votuar ligje antikushtetuese per PPP , Konçesione, Ligji i Antishpifjes për mediat , është ngritur komision hetimor për Presidentin e Republikës , janë votuar ligje që cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo marveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ! Me këtë marveshje fiton opozita e bashkuar fitojne Shqiptarēt!
Më herët gjatë ditës së sotme, edhe deputeti Lefter Maliqi deklaroi se do të votojë marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Gjithashtu ai deklaroi, se 20 deputetë nga opozita do votojnë pro marrëveshjes.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi specialistët e ekonomisë n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga konferenca për Eurobondin ka gjetur kohë për të folur dhe për politikë. Në deklaratën e tij Rama u shpreh se marrëveshja ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Eurobondit nuk ka harruar të sulmojë kundërshtarin e tij, Lulzim Basha. Në deklaratën e tij, Rama u shpr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për aministinë fiskale që është parashikuar për t’u miratuar në Kuvend. Në fjalën e tij, Rama tha se ende nuk kanë p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar të gjitha premtimet që ka marrë për lehtësirat që pritet të bëhen ndaj biznesit të vogël, duke i hequr TVSH-në. ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një mesazh që i ka ardhur në lidhje me mbylljen e emisionit të Eurobondit. Rama ndau mesazhin e njërit prej d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të reja lidhur me Eurobondin që mori Shqipëria ditën e djeshme. Rama tha në fjalën e tij se Shqipërisë i isht...
Politike10 Qershor 2020, 12:22
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me Partinë Demokratike. Rama tha se PD flet si balonë tabake, pa bisht, dhe e shkëputur nga realiteti, nd...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për marrjen e Eurobondit nga Shqipëria. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Rama tha se qeveria e tij po pë...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist sot se 650 milionë euro borxh që iu dhanë Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare janë tregues se llogaritë e ...