Politike

Rama gati të ulet me opozitën në Parlament: Votat e tyre janë të rëndësishme, u katandis PS që të japë karamele e llok

10 Qershor 2020, 13:25 Nga DOSJA
Rama gati të ulet me opozitën në Parlament: Votat e tyre

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga konferenca për Eurobondin ka gjetur kohë për të folur dhe për politikë. Në deklaratën e tij Rama u shpreh se marrëveshja në Këshillin Politik nuk ishte një reformë, por thjesht një dakordësi “për të qëndruar kështu siç jemi”.

Aio tha se e vetmja gjë e mirë nga marrëveshja është se Lulzim Basha është i kënaqur dhe tashmë do marrë pjesë në zgjedhje, duke shtuar se synimi i maxhorancës ka qenë që të merrte dhe opozitën në zgjedhje. Më tej ai foli dhe për opozitën në Parlament, ku tha se do të ulet në tryezë dhe me ta, pasi votat e tyre janë të rëndësishme për të miratuar marerëveshjen e arritur jashtë institucionit.

“Ne kemi një marrëveshje që e vetmja kënaqësi është që këtë herë është kënaqur Luli, pasi nuk është ndonjë reformim, pasi nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe. Kjo marrëveshje ishte për të mos shkuar vetëm në zgjedhje, por të vinte dhe opozita. Kjo marrëveshje ishte për të mos patur llafe, por sërish do ketë, pasi ne do fitojme dhe ata do humbasin. Është një dakordësi që do kalojë në Kuvend dhe e kam ndjekur që nuk do jetë fushë me lule, por ne duam që kjo marrëveshje të kalojë. Nëse ka reagime kundër ne do i dëgjojmë, dhe jemi gati për të folur dhe me opozitën parlamentare. Është e rëndësishme që të kalojmë në një stad tjetër maturimi, dhe nuk mundet që të bëjmë marrëveshje nëpër ambasada. Nuk mund të rrimë tre ditë në shtëpinë e tjetrit dhe të qëndrojmë siç ishim. Por më vjen mirë se tani e shikoj më mirë mikun tim, Lulzim Bashën. Ne do ecim dhe do shikojmë dhe dialogun me të tjerët. U katandis Partia Socialiste si forca më e madhe dhe nuk mund të kërkojë asgjë, por vetëm të japë karamele, llokume dhe mish nga trupi i saj. Dhe një gjë kur flisni për ata deputetët e opozitës në Kuvend, duhet të dini që janë të Bashës dhe Kryemadhit dhe nuk janë të nga marteniteti i Taulant Ballës. Në do vijojmë për konsensus, pasi votat nuk i kemi dhe duhet t’i bëjmë”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Deklarata u bë në konferencën e sotme, një ditë pas marrjes së Eurobondit. Kryeministri Edi Rama e sheh si fitore dhe rezultat spektakolar marrjen e 650 milionë euro borxh. Rama tha se Shqipëria mori borxh me interes shumë të favorshëm dhe se tregjet ndërkombëtare i besuan librit të llogarive të shtetit shqiptar. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama konferenca per eurobondin opozita parlamentare arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama konferenca per eurobondin opozita parlamentare

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 12:22

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me Partinë Demokratike. Rama tha se PD flet si balonë tabake, pa bisht, dhe e shkëputur nga realiteti, nd...