Politike

Amnistia fiskale/ Rama flet për diskutimet me ‘Moneyval’: Janë dakord në parim, por… Asnjë politikan nuk përjashtohet

10 Qershor 2020, 12:52 Nga DOSJA
Amnistia fiskale/ Rama flet për diskutimet me ‘Moneyval’:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për aministinë fiskale që është parashikuar për t’u miratuar në Kuvend. Në fjalën e tij, Rama tha se ende nuk kanë pasur bisedime zyrtare me “Moneyval”, por deri më tani kanë rënë dakord në parim. 

Rama shtoi se që të nisin të gjitha bisedimet, duket që të ketë një draft për të reflektuar edhe vërejtjet. 

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: A keni diskutuar me Moneyval për aminstitë fiskale?

Edi Rama: Kemi pasur bisedimë informale, por kërkohet një draft për të nisur bisedimet siç duket. Nuk janë kundër në parim por kanë këshillat dhe vërejtjet e tyre parimore.

Pyetje: Në amnisti thuhej se të gjithë ata që para 3 vitesh kanë lënë funksionet e tyre nuk do të përjashtohen, a është e vërtetë?

Edi Rama: Bëni kujdes me draftet që qarkulloni, nuk është hera e parë që draftet thuhet se janë të qeverisë. Janë të përjashtuar dhe nuk bëhet fjalë për këtë. Askush që është marrë me politikë në Shqipëri që nga dita 1 dhe gjykatës apo prokuror nuk mund të amnistrohet.

Një ditë pas marrjes së 650 milionë eurove borxh në tregjet e kapitaleve, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një rezultat spektakolar që do t’i japë frymë ekonomisë shqiptare. Rama foli për një plan Marshall që do të zgjasë deri më 2029, dhe do të nisë me heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së për biznesin e vogël. Po ashtu, brenda planin parashikohet rritja e pagave, rindërtimi dhe investimet në të gjithë vendin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca per eurobondin edi rama konferenca per eurobondin

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 12:22

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me Partinë Demokratike. Rama tha se PD flet si balonë tabake, pa bisht, dhe e shkëputur nga realiteti, nd...

Politike 10 Qershor 2020, 09:19

DURRËS– Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizimin është zhvilluar me debate. Debate janë zhvilluar mes kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademit dhe min...