Politike

Miratimi i Eurobondit, Rama gati planin për “Shqipëria 2030”, i zhgënjyer nga opozita: Një avaz kanë…

10 Qershor 2020, 12:11 Nga DOSJA
Miratimi i Eurobondit, Rama gati planin për “Shqipëria

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për marrjen e Eurobondit nga Shqipëria. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Rama tha se qeveria e tij po përgatit planin “Shqipëria 2030”, i cili do të publikohet së shpejti për t’u aksesuar nga të gjithë.

Gjithashtu Rama përmendi edhe opozitën duke u shprehur i zhgënjyer nga reagimi i opozitës dhe vëmendja që i ishte dhënë nga mediat këtij lajmi.

Një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar “Shqipëria 2030” për një transformim ekonomik dhe social, duke adresuar rindërtimin dhe rimëkëmbjen, sepse Shqipëria del nga dy goditje njëra pas tjetrës dhe ambicien tonë për një shtysë të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme. Sapo të jemi gati me planin e ri komëbtar do të kemi një efekt të veçantë siç e ka bërë me dije ministri i Shtetit. Nuk do të jetë program në letër, por do të jetë një plan veprimi i kalendarizuar në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Ajo që ka ndodhur dje, ndodh me çdo vend që merr vlerësimin për situatën në aspektin e të gjithë parametrave ekonomikë. Po ashtu merr vlerësimin lidhur me riskun. Më vjen keq që ky lajm nuk ka marrë vëmendjen e duhur, por dhe opozita ka vijuar një një avaz që në këtë rast nuk shkon fare sepse bëhet fjalë për Shqipërinë jo vetëm qeverinë,”-tha Rama.

Një ditë pas marrjes së 650 milionë eurove borxh në tregjet e kapitaleve, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një rezultat spektakolar që do t’i japë frymë ekonomisë shqiptare. Rama foli për një plan Marshall që do të zgjasë deri më 2029, dhe do të nisë me heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së për biznesin e vogël. Po ashtu, brenda planin parashikohet rritja e pagave, rindërtimi dhe investimet në të gjithë vendin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca per eurobondin edi rama konferenca per eurobondin

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 09:19

DURRËS– Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizimin është zhvilluar me debate. Debate janë zhvilluar mes kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademit dhe min...