Politike

650 mln euro borxh nga Eurobondi, Rama flet për një plan “Marshall”: Deri më 2029 drita e syve do të jetë biznesi i vog

10 Qershor 2020, 12:07 Nga DOSJA
650 mln euro borxh nga Eurobondi, Rama flet për një plan

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist sot se 650 milionë euro borxh që iu dhanë Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare janë tregues se llogaritë e librit shqiptar janë të besueshme.

Në një konferencë ku kishte përkrah ministren e Financave Anila Denaj dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, Rama tha se rezultati i Shqipërisë është spektakolar dhe se vendi ka arritur të marrë 4.8 herë më shumë para nga sa i nevojitej, dhe se është trajtuar me një normë interesi tejet të favorshme prej 3.65%.

Rama ktheu në vëmendje kohën kur Partia Demokratike në pushtet ka hyrë në tregun e Eurobondit, dhe synonte të merrte borxh me jo më shumë se 7% dhe e mori borxhin me 11%. Gjatë konferencës, kreu i qeverisë gjithashtu është pyetur për amnistinë fiskale, dhe u shpreh se diskutimet ishin zhvilluar në mënyrë informale dhe se në parim ishin dakord.

Rama gjithashtu foli edhe për një plan Marshall që do të zgjasë deri në vitin 2029, ku fokusi do të jetë rindërtimi, rimëkëmbja ekonomike pas COVID-it, zgjerimi i ndihmës për personat në nevojë, por edhe rritja e pagave.

Ky është një plan kombëtar 10-vjeçar dhe do të fillojë të zbatohet që sot, që këtë vit me masa të caktuara me një kalendar dhe reforma të caktuara. Mos më kërkoni detaje sot, se kur të prezantohet që ende po punohet, brenda qershorit atëherë do të keni plot detaje. Gjithcka që lidhet me ekonominë është në këtë plan. Është goxha i madh, plan marshall për Shqipërinë” tha ai.

Pika e parë e planit do të jetë heqja e tatim-fitimit për biznesin e vogël, e po ashtu edhe heqja e TVSH-së, pasi siç tha ai, biznesi i vogël do të jetë “drita e syve të qeverisë deri më 2029”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca per eurobondin edi rama konferenca per eurobondin

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 09:19

DURRËS– Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizimin është zhvilluar me debate. Debate janë zhvilluar mes kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademit dhe min...