Politike

10 Qershor 2020, 12:22 Nga DOSJA

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me Partinë Demokratike. Rama tha se PD flet si balonë tabake, pa bisht, dhe e shkëputur nga realiteti, ndërkohë që siç tha ai, në kohën kur PD ishte në pushtet, shifrat nuk ishin me të. Rama tha se borxhi vërtet është marrë, por shteti shqiptar ka fituar besueshmërinë në tregje.


“Kemi dalë me prim zero. Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e balonave tabake pa bisht, nuk e di, kur ishim fëmijë kishim pasion balonat. Balonat tabake ishin më të bukura dhe më bindëse balonat tauke. Balonat tabake kishin skelet simetrik, por kur s’kishin bisht, nuk fluturonin dot. PD tamam në formën e një balone tabake, flet për një gëzim pse morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim. Krejt e kundërta është e vërtetë.

Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm, në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe të investimit, ndaj thashë është një bazë që konsolidon planin tonë të ri kombëtar, Shqipëria 2030. Do të kujtoj vetëm një detaj, që ministrat mund t’a shtjellojnë më mirë. Kur vendi del në tregun e kapitaleve, kur qeverisnin ata që flasin sot, ka ndodhur që gjatë procesit të daljes në treg, hyri për 7 dhe doli me 11. Atyre që thonë “Hë mo se borxh morët”, ju kujtoj se nuk mjafton të duash të marrësh borxh, dhe se ata që japin borxhe duhet besim, dhe besimi varet mbi librat e llogarive.”,-tha Rama. 

Një ditë pas marrjes së 650 milionë eurove borxh në tregjet e kapitaleve, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një rezultat spektakolar që do t’i japë frymë ekonomisë shqiptare. Rama foli për një plan Marshall që do të zgjasë deri më 2029, dhe do të nisë me heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së për biznesin e vogël. Po ashtu, brenda planin parashikohet rritja e pagave, rindërtimi dhe investimet në të gjithë vendin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca per eurobondin edi rama konferenca per eurobondin

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 09:19

DURRËS– Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizimin është zhvilluar me debate. Debate janë zhvilluar mes kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademit dhe min...