Politike

Rama thumbon Bashën: Ato videot selfi janë të turpshme dhe të pavërteta, çerek milioni qytetarë kanë marrë pagë lufte

10 Qershor 2020, 13:15 Nga DOSJA
Rama thumbon Bashën: Ato videot selfi janë të turpshme dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Eurobondit nuk ka harruar të sulmojë kundërshtarin e tij, Lulzim Basha. Në deklaratën e tij, Rama u shpreh se videot, duke u referuar videove të Bashës me tregtarë, janë të turpshme dhe të pavërteta.

Më tej kreu i qeverisë, shtoi se do jenë çerek milioni qytetarë që kanë marrë pagë lufte dhe e gjithë lista do jetë publike dhe të gjithë mund ta verifikojë.

“Këto historitë me video selfi tek viktimat janë të shëmtuara, të pavërteta dhe të turpshme. Do jenë çerek milioni njerëz që mund t’i verifikoni e kanë marrë apo se kanë marrë. Ndërkohë ne e dimë shumë mirë që punën e kanë marrë pjesa më e madhe e tyre, por sërish qeveria ka menduar që ta të marrin pagat”, u shpreh Rama.

Një ditë pas marrjes së 650 milionë eurove borxh në tregjet e kapitaleve, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një rezultat spektakolar që do t’i japë frymë ekonomisë shqiptare. Rama foli për një plan Marshall që do të zgjasë deri më 2029, dhe do të nisë me heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së për biznesin e vogël. Po ashtu, brenda planin parashikohet rritja e pagave, rindërtimi dhe investimet në të gjithë vendin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca per eurobondin luzlim basha edi rama konferenca per eurobondin luzlim basha

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 12:22

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me Partinë Demokratike. Rama tha se PD flet si balonë tabake, pa bisht, dhe e shkëputur nga realiteti, nd...

Politike 10 Qershor 2020, 09:19

DURRËS– Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizimin është zhvilluar me debate. Debate janë zhvilluar mes kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademit dhe min...