Politike

Takimi me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, Basha zbulon planin e PD: Do zbrapsim krizën “Rama”

10 Qershor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Takimi me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, Basha zbulon planin e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj. Basha siguroi përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj, se thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet i qeverisë së tij.

Më tej kreu i PD listoi hapat e menjëhershëm që do të marrë, të cilat janë heqja e taksës mbi arburantin, eleminimi i lejeve licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë. Basha vijoi më tej, duke thënë se me planin ekonomik të PD do të zbrapsi krizën “Rama”.

Postimi i plotë

Platforma antikrizë “Shqipëria në punë”, Basha me Shoqatën e Investitorëve të Huaj: Prioriteti im, mbrojtja e çdo vendi pune. Ja nga çfarë vuajnë investitorët e huaj dhe çfarë do të bëjë qeveria e PD për rritjen e investimeve. Nuk ka prioritet më të madh për shqiptarët sot, se të kthejmë besimin të ekonomia e të nxisim punësimin si emergjencë kombëtare! Për këtë arsye, krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune, është prioriteti ynë strategjik. Gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, z. Constantin Von Alvensleben, President i FIAA, z. Grant Sun, anëtar Bordi i FIAA, z. Përparim Kalo, Anëtar Bordi i FIAA, z.Emil Georgakiev, Anëtar Bordi i FIAA, znj. Marinela Jazoj, Drejtore Ekzekutive e FIAA, diskutuam mbi shqetësimet e investitorëve të huaj në Shqipëri. Konkurenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë janë në krye të listës së shqetësimeve të tyre. I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin. Do t’i japim fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike. Politika transparente dhe afatgjatë për taksat dhe hapja e lojës duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale do të garantojnë konkurencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë. Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm. Shqiperia do të shohë përpara dhe prioriteti im absolut është të luftoj për të mbrojtur dhe hapur çdo vend pune të mundshëm. “Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale.  Me planin tonë ekonomik do të sprapsim krizën “Rama” dhe do mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha takimi me shoqaten e investitoreve te huaj lulzim basha takimi me shoqaten e investitoreve te huaj

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 09:19

DURRËS– Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizimin është zhvilluar me debate. Debate janë zhvilluar mes kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademit dhe min...